Google ADS

Haziri: Në Gjilan gjëra të mëdha do të ndodhin në katër vitët e ardhshme

22:05 | 10 Nëntor 2017
M. A.

“Për Gjilanin tani është jashtëzakonisht kthesë kritike, ndërsa tregimi i madh do të ndodhë në katër vjetët e ardhshme”.

Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për edhe një mandat, Lutfi Haziri, ka thënë në Magazina Lokale se në Gjilan gjëra të mëdha do të ndodhin në katër vjetët e ardhshme.

“Për Gjilanin tani është jashtëzakonisht kthesë kritike, ndërsa tregimi i madh do të ndodhë në katër vjetët e ardhshme”.

Ai deklaroi se koalicion ka bërë dhe ka vetëm me qytetarët e Gjilanit, ndërsa s’preferon koalicione me partitë tjera politike.

“Unë kam partneritet me qytetarët, njëjtë kam pasur edhe në zgjedhjet e 22 tetorit. Kam vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara dhe kjo tregon qartë që vetëm qytetarët të dalin në zgjedhje dhe e përfundojmë procesin zgjedhor të këtij viti”.

“Nuk e favorizoj koalicionin me kandidatë partiakë, pasi ata vetë kanë kërkuar votën dhe nuk e kanë marrë besimin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme