Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se mosarritja e konsensusit të gjerë politik rrezikon procesin e dialogut me Serbinë.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se me mospërfshirjen e opozitës dhe shoqërisë civile ky proces do të dalë i pasuksesshëm ose do të dështojë.
Haziri ka thënë se do të ishte mirë të arrihet një marrëveshje konsensusi për dialogun me Serbinë, për zgjedhjet e reja, për agjendën europiane dhe për formimin e ushtrisë.
Ai ka mbrojtur qëndrimin e tij se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës dhe ka bërë me dije se kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut me Serbinë.
Haziri ka paralajmëruar se në vjeshtë Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja pasi, sipas tij, do të ketë angazhime intensive.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...