Google ADS

Haziri: Miqtë në gjithë dynjanë po na rekomandojnë përmbushjen e obligimeve

00:10 | 7 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë me rastrin e lansimit të strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor se Brukseli, Uashingtoni dhe miqtë tjerë të Kosovës nëpër botë po kërkojnë përmbushën e obligimeve.

“Miqtë tanë në krejt dynjanë, po na rekomandojnë vazhdimisht për përmbushjen e obligimeve për Specialen e demarkacionin”, ka shkruar ai në Facebook.

“Krejt kjo për me ua mundësuar qytetarëve lëvizjen e lirë pa viza dhe fuqizimin e shtetit tonë. LDK, qe 28 vjet është në lidhje speciale me Amerikën e shtetet mike të Europës dhe në koordinim me ta, sot e kemi shtetin tonë, të cilin duhet ta fuqizojmë sa më shumë”.

“Koha për veprime urgjente të liderëve politikë e institucional të Kosovës për integrime euroatlantike dhe në miqësi speciale me Amerikën”.

“E, ata që mendojnë ndryshe, s’janë prej nesh. Shumë shpejtë ka me u dëshmua sa gabim kanë qenë dhe çfarë dëmi i kanë shkaktuar vendit! Dera e Kosovës për Europë quhet ERA#kohaperERA-në!”./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme