Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se nisma e Mini-Shengenit ballkanik, është propozuar që në 2007, nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, por se nuk hasi në mirëkuptim, ndaj dhe nuk vazhdoi diskutimi më tej.
Haziri tha gjithashtu se e kanë bërë të ditur këtë shqetësim në takime informale që para takimit të Novi Sadit.
“Kosova ka një konsensus të paorganizuar politik, që po e refuzon pa e diskutuar këtë iniciativë, me vetë faktin që Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim. I kemi thënë edhe kryeministrit shqiptar, në takime informale dhe formale, që do duhet të priste ndërtimin e institucioneve të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit. Meqë kjo zhurmë politike, dhe ky reagim i yni politik, ka ndodhur se Kosova është përgjatë një procesi zgjedhor, dhe duke qenë në proces zgjedhor, ka qënë e pamundur që ne ta pranojmë delegimin e kësaj të drejte, kujtdo qoftë. Do duhej pritur, do duhej definuar qartë, do duhej që paqartësinë tonë në këtë lloj partneriteti rajonal, ta sqarojmë deri në fund. Të gjitha dyshimet dhe hezitimet që ka Kosova duhen qartësuar, si në rrafshin ekonomik, të qarkullimit të lirë të mallrave, e të asaj që quhet integrim i doganave. Do duhej të shohim rolin kritik të Republikës së Kosovës në këtë drejtim”, tha Haziri, në një intervistë për ABC news.
Kemi një nismë që quhet mini-shengen dhe një përpjekje për ti shkuar deri në fund. LDK dhe nju personalisht si e ndjeni këtë nismë dhe ligjëratën e kryeministrit të Shqipërisë?
Haziri: Kjo iniciativë e fundit sikur përjashtoi Kosovën në fazën e parë të iniciativës meqë vetë Isa Mustafa ka qenë kryeministër në kohën kur është ndërmarrë kjo. Në diskutimet në tavolinë ne kemi arsyetuar frikën politike të Kosovës nga tendenca e krijimit të një harte të re gjeopolitike e ish-Jugosllavisë me minus Slloveni dhe Kroacinë dhe futjen e Shqipërisë, si iniciativë regjionale ku Kosova dhe Mali i Zi mbeten të izoluara në këtë gjeografi të re por me përpjekje të njëjta për integrime. Me vetë faktin që Serbia nuk e njeh dhe pengon integrimin e komunitetit serb në veri të Kosovës, për tërheqjet e njohjeve në emër të mosmirëmbajtjes tregon qartë se mungoj një vullnet politik i tyre.
Është e papritur që do të ndodhë një bashkëpunim në Ballkan pa pengesa në qarkullim të mallrave. Iniciativa e Sejdiut për Shengenin ballkanik ka qenë e bazuar në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në atë kohë në vitin 2007, por nuk hasi mbështetje në atë kohë përveç Shqipërisë dhe pjesërisht Maqedonisë. Rikthimi i kësaj me format tjetër është që Kosova po e refuzon.
Haziri:Ju po e orientoni reagimin tuaj ndaj Serbisë a keni pakënaqësi me mënyrën që lidershipi aktual në Shqipëri në pushtet po e menaxhon, Mini Shenenin pa Kosovën?
Ne i kemi thënë edhe kryeministrit shqiptar në takime jo formale dhe formale që do duhej me pritë ndërtimi i institucioneve të Kosovës sipasojë e zgjedhjeve të fundit. Meqë kjo zhurmë politike dhe ky reagim i yni politik ka ndodhur për shkak se Kosova është zënë në proces zgjedhor dhe duke qenë në proces të tillë ka qenë e pamundur që ne ta pranojmë delegimin e kësaj të drejte kujtdo qoftë.
Por mund të priste edhe Shqipëria, nuk ka qenë me urgjencë…
Haziri:Pikërisht, duhej me pritë. Do duhej paqartësinë tonë në këtë lloj partneriteti regjional me e sqaruar deri në fund duhet të zbardhet. Të gjitha dyshimet që Kosova i ka ndaj kësaj iniciative.
Kosova dhe Serbia ka nënshkruar një seri marrëveshjes një nga to është edhe ajo e lëvizjes së lirë që nuk zbatohet. Duhet që Mini Shengeni do të hapë rrugët.
Në asnjë mënyrë, Kosova është i vetmi vend që aplikon dy lloj tabelash të veturave, komunitetin serb për nevojat e qarkullimit mes Kosovës dhe Serbisë ende ekziston rregullorja që i lejon qytetarët të qarkullojnë me vetura të kohës së UNMIK-ut. /ABC News/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës