Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kurti ka bërë veprime të pritura politike duke mos u ngutur e as vonuar.
Ai tha se LDK dhe Vetëvendosje kanë pasur të njëjtin qëndrim sa i përket tarifës 100% ndaj mallrave serbe që prej fushatës zgjedhore.
Avdullah Hoti deklaroi në T7 se LDK nuk do ta votojë në mbledhjen e qeverisë propozimin e Kurtit për heqjen me kushte të taksës.
Por, Haziri ka theksuar se përkrahë idenë e heqjes së taksës nga 15 marsi sikur që njoftoi sot Kryeministri Albin Kurti.
“Daljen e Kurtit e kam pritë këtë javë. Është ambient politik ku Kurti si Kryeministër ka bërë veprime politike të pritura, as nuk është vonuar as nuk është ngutur në nxjerrjen e vendimit”.
Haziri ka thënë se mbështetë frymën e Kurtit që të veprohet gradualisht me çështjen e reciprocitetit.
“Mbështes hapin edhe frymën që kjo të shkohet në shkallë graduale si politikë e reciprocitetit. Nga momenti që Qeveria e vendos suspendimin dhe largimin e tarifës, pjesa tjetër është kalendarike-ditore. Janë bërë përgatitje të mëdha tash e disa muaj për largimin e tarifës”, është shprehur Haziri në Klan Kosova
Haziri ka theksuar se procesi i dialogut nuk do të ketë fitues të mëdhenj.
Më 15 mars hiqet tarifa pjesërisht, e plotë nga 1 prilli, vlen për 90 ditë
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...