Haziri: LDK nuk i pranon votat e Listës Serbe në mocionin e rrëzimit të Qeverisë

00:37 | 27 Prill 2018
Trina Galanxhi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nëse bëhet një mocion për rrëzimin e Qeverisë, partia e tij nuk do t’i pranojë edhe votat e Listës Serbe.

Haziri ka thënë në “DPT te Fidani”, se Qeveria mund të rrëzohet vetëm me votat e deputetëve shqiptarë.

“Unë nuk mund ta bëj kurrë…, s’mundet në një listë, në mocion të mosbesimit të LDK’së, me qenë Lista Serbe. S’mundet kjo Listë Serbe e sotme me qenë nënshkruese e mocionit”, ka deklaruar Haziri.

“Nuk fle ideologjia ime politike… Nuk mund të jetë në të njëjtën faqe me dikë që dirigjohet prej Beogradit”, është shprehur ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme