Google ADS

Haziri: LDK nuk bëhet as patericë as pjesë e kësaj Qeverie

21:53 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar rreth mundësisë që partia e tij të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës pas njoftimit për largimin e Listës Serbe prej ekzekutivit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i Komunës së Gjilanit ka thënë se LDK nuk ka kurrfarë interesi të jetë patericë ose pjesë e Qeverisë që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

“Duke qenë udhëheqese e opozitës dhe duke pasur një peshë politike si partia më e madhe në vend, LDK nuk ka kurrfarë interesi me qenë patericë ose pjesë e kësaj qeverie’, shkruan Haziri.

“Interesi i LDK është me e rujtë shtetin tonë, Republikën tonë!”, shton ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme