Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se partia e tij bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje do ta bëjnë ndryshimin e shumëkërkuar në Kosovë dhe për këtë thotë se s’do të jetë problem as posti i kryeministrit.
Takimin e dytë me VV-në ai e ka përshkruar si pozitiv, duke thënë se bisedimet mes dy partive do të vazhdojnë në nivel ekspertësh për të arritur përputhshmërinë programore.
Në intervistën për Periskopin, Haziri flet edhe për shumë çështje të tjera, që kanë të bëjnë me politikën në nivel vendi, si dhe për menaxhimin e Komunës së Gjilanit, në cilësinë e kryetarit të komunës.
Intervista e plotë:
Haziri, së fundmi keni zhvilluar takimin e dytë me Vetëvendosjen. A mund të na jepni detaje nga ky takim?
Ky ka qenë takimi i dytë mes subjekteve politike, takimi i parë ka qenë mes liderëve, jemi në pikën e njëjtë, jem në shkallën e njëjtë në pikat programore që ekzistojnë mes dy subjekteve politike. Cilat janë ato rrugë që mund të na ofrojnë në defiminim e këtyre politikave dhe natyrisht që ne do të punojmë në nivel të profesionistëve apo në nivel teknik që në të ardhmen ti përafrojmë ato që na përkasin si subjekte politike. Dhe në të ardhmen, ato çështje që kanë peshë politike do të diskutohen në nivel të liderëve në mënyrë që me pa mundësinë e hapjes së një kaptine të re bashkëpunues mes LDK’së dhe Vetëvendosjes sepse historiku jonë është kundërshtues deri në këtë pikë.
A nënkupton kjo ‘kaptinë e re bisedimesh’ një kohë kur ju do të bisedoni për postin e kryeministrit?
Natyrisht, dy parimet kryesore që na ofrojnë është legjitimiteti politik i shumicës shqiptare i shumicës politike në Kuvend. Le të themi me 11 përfaqësues të pakicave tjera ne krijojmë shumicë solide të përfaqësimit politik në Kuvend. Këtu vendoset një raport i ri me Listën Serbe sepse ata me aktin e fundit të rrëzimit të Qeverisë duke qenë pjesë e Qeverisë iu bashkuan logjikës së PDK’së në rrëzimin e Qeverisë dhe shpërbërjen e Parlamentit. Qëllimi kryesor nuk ka qenë me rrëzu qeverinë por me shpërbë parlamentin. Ky raport i bashkëpunimit nga raporti kundërshtues me të gjitha format që VV ka bërë kundër LDK’së po ashtu edhe me pjesëmarrjen në votim edhe në mocion natyrisht që kërkon nevojën e një kaptine të re bashkëpunimi mes të dyja partive. Këto janë, edhe legjitimiteti politik që e përmenda por është edhe program kombëtar që është pikë sepse edhe program qeverisës i LDK’së është i ndërtuar me bazë në programin kombëtar.
Thoni se takimet e deritashme me VV’na kanë të bëjnë vetëm për çështjet programore. A mund të na thoni, edhe pse janë vetëm dy takime që keni mbajtur deri tani, deri ku keni arritur të diskutoni në këtë pikë me Vetëvendosjen?
Defintivisht jemi në fillim të rrugës. Jemi dakordu që çështjet programore që duhet të diskutohen dhe përafrohen duhet të bëhen në nivel ekspertësh. Bashkë me partnerët e koalicionit do t’i diskutojmë të gjitha aktivitetet, të gjitha nevojat në mënyrë që bashkë me Vetëvendosjen LDK ta çojë vendin drejt ndryshimeve. LDK në dekadën e tretë të saj, po na bie që të jemi ura kryesore e bartjes së ndryshimit që pritet të ndodh në Kosovë.
Deri tani, ajo që dëgjojmë nga koalicioni PAN, është se vazhdimisht thonë se i kanë numrat, mirëpo nuk kemi pa diçka konkrete në këtë aspekt. Pra ekziston vetëm si deklaratë e përditshme se ‘i kanë numrat’. A mendoni se PDK me ndihmën e Presidentit Thaçi mund ta çojnë vendin në një krizë politike?
Ne po hyjmë në një rrugë politike e cila ka me prodhu kriza, definitivisht sepse mënyra se si është organizu mocioni, është shpërbë parlamenti, mënyra se si janë josh edhe deputetët edhe partitë e opozitës në atë kohë edhe vetë PDK si partner i koalicionit tregon qartë se ky vend ka hyrë në një krizë politike. Shkelja e marrëveshjeve politike, shkelja me dy këmbë e ofertave, kanë bërë që të thehet besimi, të rrënohen urat e bashkëpunimit dhe të fillohet nga niveli tjetër i bashkëpunimit..
Është mirë në këtë fazë me ushtru të drejtën kushtetuese që Gjykata Kushtetuese ka dhënë precedanin në rastin e VLAN’it. Në atë kohë z. Thaci ka qenë edhe kryetar edhe kryeministër në detyrë. Është mirë me respektu atë udhërrëfyes sepse e di shumë mirë se çka nënkupton mandate në diskrecion të plotë. Është mirë mos me leju me deviju nga ky udhërrëfyes. Nga njëherë është e dhimbshme por do të jetë e parëndësishme për PDK’në në këtë rast se çfarë vendimi do jap Presidenti, por do jetë e dhimbshme në rast se nuk respektohet Kushtetuta.
Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta në rast se nuk u jepet mandate për formimin e Qeverisë në herën e dytë. A do t’i bashkohej LDK kësaj proteste?
Besojmë që në këtë situatë kandidati jonë për kryeministër i koalicion LAA është i barasvlefshëm me çdo nominim tjetër, në herën e dytë më diskrecion presim të ofrojmë opsionin tonë me kriju shumicën ose bashkë me Vetëvendosjen mund të ofrojmë një emër konsensual por nuk besoj se deklarata të tilla mund të jenë dobiprurëse për vendin. Edhe ashtu vendi sot është në krizë institucionale sepse qeveria në detyrë nuk mund të punojë më shumë por është vetëm një rojtare e institucioneve. Ne kemi pritë mbështetje më të madhe të qeverisë në këtë fazë që nuk e kemi.
Kohën e fundit ka zëra nga parti të ndryshme politike, madje ishte rasti i fundit edhe nga vetë një deputet i partisë tuaj, z. Naser Rugova, i cili tha se opsion i mundshëm është edhe formimi i një Qeverië gjithëpërfshirëse. Çka mendoni ju për këtë?
Origjina e propozimit vjen nga zoti Pacolli. Zoti Pacolli i ka qëllimet e mira me këtë propozim natyrisht se është kundërshtu nga disa deputetë por cdo dalje jashtë rezultatit të 11 qershorit politikisht, mund të shkaktojë krizë tjetër politike. Sepse sipas udhëzimit të Kushtetueses, partia e parë i merr me automatizëm dy shtyllat legjislative, e ka Presidencën dhe Kuvendin. Po presim që këtë detyrë ta ushtrojmë me shumicë, në të kundërtën, cdo tendencë për largim nga kjo marrëveshje është tendencë me e eliminu zotin Haradinaj për me themeli qeverinë. LDK nuk bëhet pjesë e kuzhinave të PDK’së për themelimin e qeverisë, qofshin ato që quhen qeveri teknike. Ne presim mandatin e dytë kushtetues për themelimin e qeverisë dhe ky është opsioni që mandej LDK mund të mbështetë opsionin e Pacollit për qeveri të madhe që nuk përjashton edhe AAK e NISMA nga një qeveri.
Kthehemi edhe një herë tek çështja e kryeministrit. Ju thatë se nuk keni diskutuar ende lidhur me këtë temë me Lëvizjen Vetëvendosje. Por, a do ta pranoni Albin Kurtin për kryeministër?
Sinqerisht nuk jemi në atë pjesë të bisedimeve dhe nëse nuk jemi në atë pjesë të bisedimeve është e tepërt me paragjyku.
Por megjithatë do të vini në atë pikë…?
Nuk besoj se emri i përveçëm ka me qenë ndonjë pengesë bashkëpunimi mes LDK’së dhe Vetëvendosjes e nuk besoj se as kjo çështje do të na ndajë. Çështjet që janë me prioritet ne mund t’i diskutojmë edhe tash por një herë jemi duke diskutuar kryesisht çështje që kanë të bëjnë me programin e partive.
Deri atëherë nuk kam çka them më shumë por deri tani këto parime janë komode.
Në zgjedhjet e 11 qershorit, figura të njohura të LDK’së kanë mbetur jashtë Parlamentit derisa figurat e reja kanë arritur të marrin një numër të konsiderueshëm të votave. Si e shpjegoni ju këtë?
Është ashtu që në çdo zgjedhje me sjellë emra të rinj, janë emra të rinj për partinë, por janë emra të vjetër për audiencën. Edhe Lumir Abdixhiku edhe Driton Selmanaj janë emra të njohur në publik. Ka autoritete tjera që tashmë janë rreshtu politikisht në kuadër të zgjedhjeve edhe këta kanë hyrë më herët si emra të rinj, dhe nuk kanë kalu pa sfida. Edhe tash mbështetja është e madhe.
Po nuk janë simptoma të mira politike largimi i fytyrave të njerëzve që kanë një fytyrë edhe një frymë emblematike sepse nuk është për mbështetje qytetarë është për pabesi qytetare.
Ka edhe në parti tjera politike raste që për me zënë hapësirën e vet brenda subjekteve, kanë punuar vetëm për emrat e vet e kundër emrave tjerë.
Kështu ka shembuj edhe në LDK që janë zgjedh nga viktimizimi politik por brenda subjekteve të tyre politike, jo jashtë familjeve të tyre politike.
Ka pasë deputet që kanë mbajt deri në 40 takime ku zakonisht nuk kërkojnë vota për vete, po shkojnë edhe bëjnë propagandë kundër dikujt tjetër.
Më herët keni thënë se nuk do të kandidoni për kryetar të Gjilant mirëpo ende mbetet i paqartë se një qëndrim i tillë, është një vendim i juaji përfundimtar. A do të kandidoni për kryetar të Gjilanit, apo jo?
Unë personalisht e kam hap procesin në Gjilan. Kuvendi i LDK’së do të shqyrtojë çdo kandidat që mund të kandidohet. Nëse unë kandidoj për zgjedhjet locale, është rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit. Ajo më bën mua borxhli përballë qytetarëve të Gjilanit por edhe projektet që kanë mbetur ende në implementim. Duhet pasur parasysh që në zgjedhjet lokale, emri i kandidatit është më i rëndësishëm se sa vetë subjekti.
Për çka do të mbaheni mend si kryetar i Gjilanit?
Kryetar që i ka pas tri mandate. Jam kryetari i parë në lirinë e qytetit. 90 për qind e njerëzve më thërrasin në emër, më thërrasin drejtpërdrejt. Kjo është gjurma kryesore që kam lënë. Jam nënshkruesi i deklaratës së Pavarësisë që është dëshira dhe kërkesa sublimore jo vetëm e Gjilanit por e gjithë qytetarëve të Kosovës.
Janë edhe projektet infrastrukturore që do po rindërtohen për herë të parë pas vitit 1975. Kjo infrastrukturë është paraparë për një komunë që ka pasur jo më shumë se 50 mijë banorë dhe është ndërtuar me parime të kohës.
Kjo ka ra tashmë ndërtohet me parime të standardeve urbanistike të reja, Gjilani është integru tashmë me Prishtinën e kam fjalën integrim buxhetorë. Kemi shumë partner nga qeveritë e shumë shteteve evropiane për realizimin e projekteve.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...