Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Përfaqësuesi i BE-së, Mirosllav Lajcak, të bëjë presion së pari mbi Serbinë për ta ndryshuar Kushtetutën ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë.
Haziri, i cili ka qenë pjesë e negociatave me Serbinë për më shumë se një dekadë, ka thënë se presoni për të ndryshuar Kushtetutën serbe duhet të vijë edhe nga BE-ja.
“z. Lajcak është EUSR i besueshëm dhe kredibil me detyru Serbinë të hedhë hapin e parë në ndryshimin e Kushtetutës”, ka thënë Haziri, për Express.
Serbia nuk e ka ndryshuar Kushtetutën ku Kosova është pjesë e saj. Madje, Kosova përmendet në preambulën e kushtetutës serbe.
Për këtë fakt, Haziri kërkon që BE’ja t’i bëjë presion Serbisë dhe të ndryshojë dokumentin më të lartë juridik.
“Bashkimi Evropian duhet ta shtyjë faqen e parë të Kushtetutës së Serbisë se aty është problemi e jo në Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Haziri.
Mirosllav Lajcak, gjatë vizitës në Beograd, tha se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën dhe të formojë Asociacionin siç është nënshkruar në Bruksel. Në të kundërtën, ai ka thënë se pa kompromis nuk mund të ketë normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.
Sidoqoftë, Lutfi Haziri thotë se procesi duhet të përmbyllet shpejt pa u prekur territori dhe duke u njohur pavarësia e Kosovës nga Serbia.
“Procesi i tillë është i rëndë por duhet të mbyllet shpejt me një agjendë të zbardhur, kohë dhe format të përcaktuar. Pranimi i pavarësisë, sovranitetit dhe territorit të Kosovës është detyra e parë”, ka thënë ai.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata nga Rambujeja, Vjena e Brukseli. Në procesin e Vjenës është pranuar Pakoja e Ahtissarit mbi të cilën është krijuar Republika e Kosovës dhe janë bërë favore ndaj komunitetit serb, duke i dhënë fuqi në Parlament dhe në nivelin lokal në fushën e arsimit e shëndetësisë.
Tash, Serbia po kërkon të themelohet një Asociacion me të cilin do t’i jepeshin komunitetit serb edhe kompetenca ekzekutive në disa fusha përfshirë edhe në fushën e sigurisë.
Por, Kryetari i Gjilanit thotë se Serbia duhet të pajtohet me situatën dhe statusin e Republikës së Kosovës.
“Hapi i dytë është që Serbia duhet ta kuptojë që nuk mund të kërkojë asnjë lloj kompensimi për asgjë me statusin e Republikës së Kosovës as ndaj Kosovës dhe as ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare”, ka shtuar ai.
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...