Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.
“Një kryeministër që nuk guxon ta dërgojë vendimin e vet në Gjykatë Kushtetuese. Nuk mund ta dërgojë, nuk guxon. S’po guxon një vendim të qeverisë ta dërgojë në gjykatë, të ia besojë burrave dhe grave që janë niveli më i lartë i drejtësisë që lidhet me Kushtetutën”, ka thënë Haziri në një konferencë për media.
Ndërkohë duke folur për pushtetin lokal, Haziri tha se komuna e Gjlanit është nën masa kufizuese dhe ndëshkuese nga Qeveria e Kosovës.
“Nësë qeveria është nën masa ndëshkuese nga BE-ja për mendësinë dhe mosreagimin, komuna jonë për shkak të moszbatimit të ligjeve dhe mosarritjes së standardeve të qeverisjes lokale, është nën masa ndëshkuese për shkak të raportit të auditimit I cili e ka kategorizu këtë komunë me problem serioze”, tha Haziri.
Kjo sipas tij është jashtëzakonisht shqetësuese./rtk
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...