Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për vizitën e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vizitën e tyre me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Haziri ka thënë se Kurti e Osmani kanë arritur ta takojnë Sekretarin Blinken tek pas gjashtë vizitash.
“Po nëse i bajmë bashkë, është në vizitën e gjashtë kanë mbërri me taku Sekretarin e shtetit. Tri herë ka qenë Presidentja dhe dy herë kryeministri në Washington për ftesa të caktume, për mos me thanë MCC’ja është burimi i ftesave të vizitave që kanë realizu dhe ka ndodh. Është një e vërtetë e madhe që Amerika dhe kjo administratë me popullin e Kosovës ka marrëdhënie të veçanta dhe të pakushtëzume, ndërsa me politikanë nuk e ka këtë raport. Nuk e dënon popullin e Kosovës për shkak të politikanëve dhe politikave”, ka deklaruar Haziri në një konferencë për media.
Ai ka goditur kryeministrin Kurti, duke thënë se në kohën e qeverisjes së LDK’së, vizitat bëheshin në nivel presidenti, e që, sipas tij, Kurti s’do t’i arrijë asnjëherë.
“Unë e thash natyrisht që ndodh vizitë. Në krahasim me administratën e kalume, kur ka qenë LDK’ja ne kemi pas takime në nivel të presidentëve, ne kemi shku te Presidenti në takim. Kur u ardh PDK’ja, nivelin e takimeve e kanë pas zëvendëspresident. Ka qenë z.Biden në atë kohë, ndërsa VV’ja e ka ul nivelin e takimeve te Sekretari i Shtetit. Ky është dallim i madh. LDK’ja gjithmonë, tradicionalisht në udhëheqje, takimet i ka pas gjithëherë me president. I fundit ka qenë Fatmir Sejdiu, ndërsa PDK’ja nivelin më të lartë e ka mbërri zëvdenëspresidentin Biden, ndërsa Vetëvendosje Sekretarin e Shtetit, që është nivel shumë i lartë e përfaqëson Shtëpinë e Bardhë, Administratën dhe e ka përcjellë selamin e presidentit tek delegacioni. Por, ky ështyë niveli dhe përfaqësimi i tyre më i lartë që mundet me mbërri. Nuk ka administratë, Qeveri në Kosovë që mundet me i prish marrëdhëniet me ShBA’të, sepse ata marrëdhënien e kanë me popullin e Kosovës”, tha Haziri.
Nënkryetari i LDK-së ka thënë se kjo vizitë për këtë parti ka kuptimin e letrës së janarit që Blinken ia kishte dërguar Kurtit.
“E dyta mirë është ba që është realizu kjo vizitë, por vizita ka për neve kuptimin e letrës së janarit. Vizita nuk është dalë përtej letrës së janarit që Sekretari Blinken e ka përsërit dhe e ka konfirmu kërkesën e Presidentit Biden që Kosova duhet me tregu kreativitet dhe pragmatizëm në dialog, duke çu në një marrëveshje ligjore obligative për palët me njohje të ndërsjelltë. Po dikujna iu ka dasht 1 vjet e gjysmë me kuptu që nuk mundet me kalu jashtë letrës kërkesa dhe nuk mundesh me ba ekskurzion politik për me çel një derë në Amerikë. Mundesh me shku me partinë tande nëpër dasma të shokve e kusherive edhe në vizita nostalgjike që i kanë njerztë për Amerikën, por në dhe te vendimmarrësit duhet me pas një arsye të madhe për me hy”, tha Haziri. /reporteri/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...