Google ADS

Haziri: Kosova ka nevojë për njerëz si Hoti

21:39 | 7 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se Kosova ka nevojë për njerëz si Avdullah Hoti, tash kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, Haziri tha se prej vitit 1990 Kosova ka pas njerëz të urtë dhe të butë, e një i tillë ishte i ndjeri Ibrahim Rugova.

“Kosova e ka pas një njeri të butë, të mirë e të sjellshëm, ai ka qenë Rugova, i cili i ka pas vetëm 5 fjali e dy pyetje, kur është taku me diplomatë ka qenë i urtë, i butë e i sjellshëm”.

“Kosova ka nevojë për udhëheqës të butë, Kosova ka nevojë për njerëz si Hoti, lider që punon, bën program, bën angazhim dhe e dinë saktë çka do”.

“Askush tjetër në Kosovë nuk e ka këtë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme