Një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.
I ndjeri është Triumf Ferati, vëllai i vogël i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, shkruan Arbresh.info.
Kështu bën të ditur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri me anë të një postimi në Facebook.
Ai u shpreh i shokuar me rastin duke shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të të ndjerit.
“I shokuar me ikjen e hershme nga jeta të vëllaut të mikut tim, z.Ilir Feratit dhe djalin e ish-mikut tim të ndjerë, Fadil Feratit. Në këto momente të rënda për familjen dhe të gjithë ne, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Ferati dhe të gjithë ata që e njohën Triumfin. Ngushëllime të përzemërta miku im Ilir, ngushëllime familjes Ferati, miqve dhe dashamirëve të të ndjerit. Uroj të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen! Shpirti i tij pushoftë në paqe!”, ka shkruar Haziri. /Arbresh.info/
Lidhur me rastin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Arbresh.info tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe u shpreh se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, është shprehur Nikçi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Prokuroria jep detaje për vdekjen tek varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?