Google ADS

Haziri: Koha e fundit që të riformohet ligji për zgjedhjet lokale

01:32 | 30 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ditë më parë ka kërkuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që të hiqet balotazhi.

Daka e ka konsideruar balotazhin si mundësi që partitë të bëjnë pazare rreth komunave.

“Një shtesë e kot e kostos së zgjedhjeve lokale, humbje e kohës, sepse na e vonon rezultatin zyrtar për më tepër se një muaj dhe natyrisht që I gjithë shteti paralizohet derisa të përfundojë edhe balotazhi.Për mua personalisht kishte qenë më e lehtë edhe të organizohet dhe të jetë më pak e kushtueshme të kemi vetem një raund të zgjedhjeve lokale, pra për komuna dhe ai që fiton shumicën, të bëhet kryetar”,ka thënë Daka.

E lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar me kandidatin e LDK-së, në komunën e Gjilanit, njëri ndër kandidatët i cili do të shkojë drejtë balotazhit.

Lutfi Haziri, i cili në zgjedhjet lokale të së dielës së kaluar arriti të sigurojë më shumë vota se kandidatët e tjerë, por sërish nuk arriti të mbledhë më shumë se 50% të tyre.

Haziri në balotazhin e datës 19 do të jetë bashkë me kandidatin e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Kurse sipas Haziri ideja e heqjes së balotazhit, është domosdoshmëri.

“Është domosdoshmëri të largohet balotazhi. Është vetëm shpenzim shtetërorë, maltretim për qytetarët dhe mundësi i koalicioneve që të përmbysin edhe legjitimitetin”, ka thënë shkurt Haziri.

Sipas tij tashmë është koha e fundit që të riformohet ligji për zgjedhjet lokale.

Haziri ishte në krye të komunës së Gjilanit mandatin e kaluar, përderisa në zgjedhjet lokale të 22 tetorit arriti të grumbullojë mbi 15 mijë vota.

Deri në balotazhin e zgjedhjeve lokale, nga partitë kandiduese që ishin në Gjilan mund të pritet edhe ndonjë koalicion, përderisa një gjë e tillë nuk është paralajmëruar ende.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme