Nënkryetari i LDK’së dhe njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë. Ai ka thënë se pushtetarët u munduan të ndalin zbardhjen e vrasjeve politike.
Haziri në një status në Facebook, ka thënë se LDK’në e sulmuan padrejtësitë në natën e 28 vjetorit të saj.
Ky është postimi plotë i Hazirit:
LDK’në në natën e 28-vjetorit e sulmuan me padrejtësi. U munduan ta ndalin zbardhjen e vrasjeve politike ata që sot në Kosovë njihen si koalicioni PANA.
Nuk po flasim për ujin Italian, por për koalicionin e pushkëve. Më e rënda ka qenë kur konvertitët politikë po mundohen me dalë si shpërtimtar, por e vetmja besë dhe shpresë është LDK.
Si njëri prej atyre që nuk jam ndarë nga udha e Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë, jam ndier i tmerruar me fragjilitetin e shtetit tim, atdheut tim, vendit tim.
Nuk më ka tmerruar iniciativa sepse e kam pritur dhe kjo tentativë do të vazhdojë edhe në janar. Më ka tmerruar angazhimi dhe tendenca që dikush të fitojë mbi këtë proces, duke dalë para mediave natën vonë kinse jemi lodhë, e po e shpëtojmë Republikën, por me kushte. Repububl11ika nuk ka kushte. #RepublikaMbiteGjithë.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...