Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të shkojnë në punë pa policë e liberatorë-ministra

23:13 | 28 Maj 2023
E.H

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që kryetarët e rinj të komunave veriore të Kosovës të lejohen t’i kryejnë punët e tyre ditore pa policë.

Duke iu referuar disa ministrave që kanë vizituar kryetarët e rinjë, Haziri ka thënë se të njëjtit po dëmtojnë progresin dhe partneritetin e vendit.

“Sa i përket ultimatumit të Listës Serbe, më 1 qershor kryetarët vazhdojnë punët ditore. Deri në një marrëveshje, ata do të mbulojnë vakumin institucional pa legjitimitet por legal. Lind dielli prapë, punën e vazhdojnë në kafene. Ndërsa për disa ministra vizitorë, mos u sillni si liberatorë të serbëve të Kosovës në veri se jeni duke e dëmtuar shtetin, progresin e këtij vendi dhe partneritetin. Lejoni ata kryetarë legalë e pa legjimitet që të shkojnë në punë ditore pa policë e liberatorë-ministra, se jeni duke i dëmtuar në ditët e para të punës”, shkroi ai.

Ndërkaq, për raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, e cila i pyeti policët në veri se “çka dreqi po duan atje”, Haziri e pyeti se “çka dreqi ke me policë”.

“Von Cromon, çfarë dreqin ke me policë?! Ata zbatojnë urdhra në zbatim të ligjit. Drejtohu te urdhërdhënësi. Zonja e vjetër, nëse s’e di, ai quhet Albin Kurti”, shtoi ai./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme