Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i ka kërkuar ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, që të tërhiqet nga vendimi nga i cili janë anuluar grantet për komunat në vlerë prej 5 milionë e 200 mijë euro.
Zëdhënësi i komunës së Gjilanit, Ibrahim Ademi, deklaron se qeverisja komunale nuk pajtohet me vendimin e Ministrisë për anulimin e mjeteve financiare ngase direkt dëmtohen komunat përfituese të cilat për shkak të performancës së mirë në nivel lokal janë shpërblyer me këto mjete. Thotë se nga ky vendim Gjilani është dëmtuar për 745 mijë euro.
“Me këtë anulim, janë prekur 17 komuna ose mbi 1 milion banorë të Republikës derisa Gjilani është njëra prej komunave që është dëmtuar më së shumti. Pra me 745 mijë euro grant dhe bashkëfinancim të komunës së Gjilanit, po humb një projekt i madh komunitar afro 1 milion euro. Kryetari Haziri i ka shkruar letër ministrit Rakiq, në emër të 11 komunave të Lindjes dhe të kryetarit të Pejës, me kërkesën për ta shfuqizuar anulimin e vendimit te 25 shtatorit” ka thënë Ademi.
Ndërkaq zyrtaret e komunave përfituese besojnë se ministri Goran Rakiq është ndikuar nga komunat e tjera jo përfituese të cilat janë ankuar se u është bërë e padrejtë në procesin e vlerësimit. Drejtori i Financave në komunën e Pejës, Jeton Abazaj vlerëson se Ministri është ngutur me kumtimin e vendimit për anulimin e granteve. “Disa komuna të cilat kanë performuar keq për shkak të performancës jo të mirë nuk kanë fituar grante. Ata kanë shkuar në Ministri dhe kanë bërë ankesa duke pretenduar se u është bërë e padrejtë në procesin e vlerësimit. Këto ankesa i kanë bërë me inat dhe për shkak të këtyre ankesave Rakiq i ka anuluar grantet. Mendoj se është një vendim i njëanshëm” shprehet ai.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është optimist se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje. “Jemi fitues të grandit të performancës afër 300 mijë euro dhe nuk guxon me humb por besoj që rikthehet për shkak se ai grand është fituar me meritë dhe kemi plotësuar kushtet dhe standardet që janë paraparë nga Ministria dhe donatorët. Donatorët nuk janë vetëm zviceranët janë suedezët dhe norvegjezët. Për shkak të reagimit të disa komunave tash Ministri ka marr vendim me anulu” ka thënë Haliti.
Ndryshe granti i performancës komunale është një skemë e bashkëfinancimit në Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe donatorëve nga shteti Zvicerian, Suedisë dhe Norvegjisë ku shpërblehen komunat të cilat kanë treguar performancë të mirë në ekzekutimin e buxhetit, respektimin e obligimeve ligjore për t’i rishikuar aktet ligjore të vlerësuar si të kundërligjshme nga organet mbikëqyrëse etj. Komunat po akuzojnë Ministrin e Pushtetit Lokal, Goran Rakiq se njëanshëm ka shkëputur marrëveshjen me donatorët. Ndërkaq Ministria e Pushtetit Lokal nuk i ka komentuar këto akuza.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...