Nënkryetari i dytë i LDK’së, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë zërat se po dështon lidhja e një koalicioni qeverisës LDK-VV.
Në njaëshkrim në facebook ai shkroi se duhet të kemi durim meqë sipas tij ata po ndërtojnë një koalicion në mirëbesim dhe në mënyrë që të mos ketë “Bomba të kurdisura”.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së. Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati. Nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, por me qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’”.
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...