Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë, për dhënien e Këndit Arkivor në Bibliotekën e Qytetit.
Me anë të kësaj marrëveshje, i mundësohet komunitetit shkencor të Gjilanit që të kenë qasje të plotë në dokumentin arkivor, si të ishte në Tiranë, pa pasur nevojën e udhëtimit drejt kryeqendrës shqiptare.
Haziri, pasi e nënshkroi këtë marrëveshje, tha se ndjehet i lumtur që një copë e Shqipërisë tashmë shumë shpejt do të vije në Gjilan.
Ai tha se bashkëpunimi i Komunës së Gjilanit me Republikën e Shqipërisë ka qenë i shkëlqyeshëm, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme.
Pas kësaj marrëveshje, do të fillojnë procedurat për hapjen e Këndit Arkivor, i cili pritet të hapet shumë shpejt në Bibliotekën e qytetit.
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...