Haziri: Kemi ulje të infeksionit në Gjilan, por keni kujdes

14:02 | 21 Dhjetor 2020
A Z

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se numri i të shëruarve nga koronavirusi në këtë qytet është më i madh se i të infektuarve të rinj.

Ai ka treguar se në komunë e Gjilanit aktualisht janë 199 raste aktive, ndërsa ka bërë thirrje te qytetarët për kujdes të shtuar.

“Pavarësisht kësaj, duhet të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në luftë kundër COVID-19. Vetëm duke i respektuar masat, bartjen e maskave, mbajtjen e distancës mes nesh dhe pastrimin e duarve, mund ta parandalojmë përhapjen e infeksionit”, ka thënë Haziri.

Në Gjilan në total kanë rezultuar 3000 persona pozitivë me koronavirus, 2710 janë shëruar, janë 199 raste aktive. 91 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 47 janë të hospitalizuar dhe 43 mostra janë në pritje të rezultatit.

Të ngjashme