Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ka ardhur koha që LDK-ja ta ketë postin e presidentit.
Ai ka thënë se jostabiliteti politik tashmë është në zyrën e presidentit dhe se për këtë çështje duhet gjetur zgjidhje sa më parë.
“Kuvendin e udhëheqë Vjosa Osmani, sepse ka qenë pjesë e marrëveshjes VV-LDK, ai vend është fituar përkundër që raportet e brendshme me Vjosën i kemi ndryshuar pas zgjedhjeve. Nëse pyetëm unë, ka ardhur koha që presidentin me e marrë LDK-ja, por edhe më tutje ne nuk po duam të bëhemi egoistë në kërkesat tona politike dhe po mendojmë që me dialog të brendshëm mundemi me gjet një emër të përbashkët për këtë pozitë”, ka thënë ai.
Haziri ka shtuar se nëse gjatë dhjetorit nuk ka emër për president, atëherë duhet parë fuqia politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.
“Nëse nuk kemi emër për president gjatë dhjetorit, atëherë të kemi fuqi politike për ta caktuar datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet në kohë pandemie nuk është e lehtë të mbahen porse te ne duhet të shihet mundësia”, ka thënë ai./balkaninfo/
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së