Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri beson se ka ardhur koha që LDK-ja ta marrë Presidencën. Në një intervistë për Express, Haziri është përgjigjur për mundësinë që LDK-ja ta lëshojë postin e kryeministrit në këmbim të postit të presidentit, për mundësinë që vetë të bëhet kryetar i LDK-së, si dhe për kandidaturën e tij të mundshme për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Ai pret që Gjykata Speciale të prodhojë drejtësi, më shumë sesa heronj të rinj. Për shkak të Speciales, Haziri nuk mendon se duhet të ndalet dialogu me Serbinë, përmbyllja e të cilit beson se do të ndodhë gjatë administratës së Joe Biden.
I pyetur për atë që ka thënë se LDK-ja e ka një ndjeshmëri emocionale me Zyrën e Presidentit për shkak të Presidentit Rugova dhe nëse do të ishte e gatshme LDK-ja të hiqte dorë nga posti i kryeministrit për ta marrë postin e presidentit, Haziri beson se ka ardhur koha që LDK-ja ta marrë Presidencën.
“Jo. Nuk është kjo rruga e mirë dhe e shkurtër, por ajo që unë besoj është se ka ardhur koha që LDK-ja ta marrë Presidencën dhe ta udhëheqë, sepse ne do të arrijmë të mbulojmë, të bëhemi jorgan i gjerë për të gjitha subjektet politike dhe do të arrinim që t’i kalojmë proceset e brendshme dhe ndërkombëtare me një menaxhim dhe pritjet që janë ndaj tërë këtij procesi t’i realizojmë suksesshëm. Ky është besim i imi dhe unë besoj që duhet të shqyrtohet ose vlerësohet si një opsion i mundshëm që të realizohet. Deri atëherë, ne e mbështesim Qeverinë. Nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromise në kurriz të Qeverisë aktuale, jo vetëm për shkak të LDK-së, por për shkak të partnerëve të koalicionit. Kemi hyrë me ta në mirëbesim dhe dëshirojmë që me mirëbesim t’i zgjidhim problemet, në shkallën e parë. Ndërsa në shkallën e dytë, duhet që partnerët e koalicionit dhe opozita të ulen dhe ta gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe një format dialogu duhet të ndërtohet shpejt, i cili i jep vendit president, Qeveri apo mundësisht edhe datë të zgjedhjeve, sepse nuk përjashtohet ky opsion”, ka thënë Haziri.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...