Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka çmuar lartë figurën dhe kontributin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, tashmë të ndjerit, Junuz Musliu.
Duke folur për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, Haziri ka thënë se Gjilani ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ta nderuar figurën dhe kontributin e Musliut, ndërsa ka thënë nga ora 10:00 arkivolit të tij do ti bëjë nderime dhe homazhe bashkë me kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.
Duke folur për rolin e Junuz Musliut në çështjen kombëtare, Haziri ka çmuar lartë figurën e të ndjerit, duke thënë se ai po ikën me sy të hapur, meqë ëndrra e tij për realizim të të drejtave të shqiptarëve të Luginës nuk u realizua.
“Kontributi i Musliut ishte i madh në të gjitha periudhat. Një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe gjetiu. Po shkon nga kjo jetë me sy të hapur meqë të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk u realizuan. I mbetet institucioneve të tij, subjektit dhe kolegëve që t’ja vazhdojnë misionin.”-tha Lutfi Haziri.
Ndryshe ora 9:30 deri në ora 12:00 do të behën homazhe në Teatrin e qytetit në Gjilan, ndërsa varrimi i Junuz Musliut do të bëhet në vendlindjen e tij në Konçul të Bujanocit në ora 14:00.
Trupin e pajetë të kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë me nderime të larta e ka pritur Garda e Kosovës.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...