Haziri: Jonuz Musliu nuk u ndal së punuari për avancimin e të drejtave të shqiptarëve

15:42 | 18 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musliu me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, shkruan arbresh.info.

Ai ka shkruar se Jonuz Musliun do ta kujton përgjithmonë për bashkëpunimin e sinqertë dhe për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore.

“U trondita me lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, i cili ishte kryetar i Këshillit Nacional për Kosovën Lindore dhe në të kaluarën kryetar i Bujanocit dhe ish-komandant i UÇPMB.

Do ta kujtoj përgjithmonë për bashkëpunimin e sinqertë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, kauzë për të cilën nuk u ndal së punuari deri në momentet e fundit të jetës.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu, shokët, miqtë e bashkëveprimtarët. Lamtumirë, miku i im!”, ka shkruar Haziri në facebook.

Të ngjashme