Google ADS

Haziri ja numëron Hysenit dështimet e komunës së Gjilanit: 7 javë nga 7 dështime e çdo javë nga 7 skandale

19:33 | 13 Janar 2024
R J

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan ka shprehur pakënaqësitë e saj me qeverisjen komunale, ish kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një statusi në facebook, ka reaguar për “dështimet” e qeverisjes lokale.

Postimi i plotë:

“Për Gjilanin, 7 javë nga 7 dështime e çdo javë nga 7 skandale
Imazhi i Komunës sonë ka ra për toke sepse po administrohet, nuk po qeveriset. Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit nuk ka më as guxim të ballafaqohet me Kuvendin Komunal, për shkak të keq qeverisjes, abuzimit me paranë publike, nepotizmit të paparë në punësim, ngecjet së madhe në infrastrukturë, dështimit e lidhjes së rrugëve lokale me rrugët regjionale e stagnimit në çdo resor.

Politika tinëzare është instaluar tash e dy vjet në Gjilan, ka bërë politikë tinëzare me partinë e tyre, me ish-partnerin qeverisës e po mundohet që ta shtrijnë këtë edhe përtej. E keqja e madhe është që politika e ‘mizevirit’, është munduar edhe heronjtë tanë t’i ndajë.

Fatkeqësisht kjo komunë e ka shtrirjen e veprimit Gjilan, Podujevë dhe Shtime, duke mos bërë asnjë partneritet me organizatat e fuqishme financiare në Europë dhe SHBA. Kur s’ka politika zhvillimore, e bëjnë politikën e mizevirit”, shkruan Haziri./Arbresh.info/

Të ngjashme