Google ADS

Haziri: Haradinaj të kthehet në Prishtinë, në atdheun e tij, në familjen e tij (FOTO)

22:11 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Francës për vazhdimin e arrestit të paraburgimit të ish- kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info

Sipas tij duhet të tregojmë durim politik e angazhim unifikues që më 6 prill ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, të kthehet në Prishtinë, në atdheun e tij, në familjen e tij, ka shkruar Haziri./Arbresh.info/

Më poshtë keni postimin e Lutfi Hazirit:

Sot, më 2 mars, në ditën e Lidhjes së Lezhës, sinonim i kombit të bashkuar dhe themelimit të shtetit të parë, duhet mbi të gjitha të tregojmë durim politik e angazhim unifikues që më 6 prill ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, të kthehet në Prishtinë, në atdheun e tij, në familjen e tij. Por, duhet t’i themi jo mllefit, kërcënimeve e shantazheve ndaj institucioneve. Në anën tjetër, vazhdojmë ta duam Francën dhe nuk guxojmë ta urrejmë për shkak të Serbisë. Këtë po e duan ata që po bëjnë teftera për arrestime! LH

17098625_1585534831486910_6231204566592070061_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme