Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thumbuar kryeministrin e vendit Albin Kurtin në lidhje më çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haziri tha se rreth kësaj çështje gjysma e qeverisë thotë se ka Asociacionit, gjysma tjetër s’ka.
“Madje për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti”, tha Haziri.
Numri dy i LDK-së theksoi se me “Marrëveshjen e Ohrit”, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes 2013-2015.
Kujtojmë, se më 2 maj, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në këtë takim, Kurti dhe Vuçiq, pritet të diskutojnë për draft-statutin e Asociacionit.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...