Haziri: Fundjavën e qetë në Gjilan, por e prishi patrullimi i xhandarëve serbë në Karaçevë

22:50 | 8 Gusht 2020
Arditë Shkodra

“Vikend i qetë”, siç e ka quajtur Lutfi Haziri është shënuar në Gjilan nga statistikat e koronavirusit për këtë komunë.

Siç ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, në këtë komunë aktualisht janë 183 raste aktive dhe 21 të vdekur, shkruan lajmi.net.

Por, qetësinë e rasteve me koronavirus në Gjilan, siç u shpreh Haziri e prishi patrullimi i xhandarmërisë serbe në Karaçevë.

Postimi i tij i plotë:

Një uikend me lajme të qeta nga Gjilanit si përket përballjes me pandeminë #Covid-19. Por, patrullimi i xhandarëve serbë në Karaçevë, e prishi qetësinë. E kemi 1 të infektuar, 1 të shëruar, 577 të infektuar në total,, 373 të shëruar, 183 raste aktive dhe 21 të vdekur. Mostra në pritje i kemi 99.

Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme