Kandidati i LDK-së, për komunën e Gjilanit, Lutfi Hazili ka folur rreth procesit të votimit në këtë komunë.
Sipas Hazirit votimi i deritanishëm ka qenë i rregullt dhe se nuk është vërejtur parregullsi apo tendencë që shkakton dëme apo njollos procesin.
“Është proces i qetë dhe po marrin pjesë shumë qytetarë të Gjilanit. Apeloj dhe bëjë thirrjen e fundit që të shfrytëzohet e drejta e votimit deri në ora 19:00 kur edhe mbyllet ky proces.Të dalin të shfrytëzojnë mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e vetë.
Le të ndikojnë drejtpërdrejtë në rezultat, jam i njoftuar se qytetarë janë masiv dhe apeli ka të bëjë me të gjitha grupmoshat”, ka thënë Haziri, raporton Indeksonline.
Sipas tij duhet që të gjithë qytetarët të votojnë dhe të mos e lënë pa dalë.
“Të përcjellin shembullin e të rinjve që votojnë ëpër herë të parë, ashtu siç votuan edhe vajzat e mia sot. Kurse votuesja më e vjetër ishte Sabrie Jerliu në qendrën e votimit në Dheun e Bardhë, 100 vjeç e dy muaj. Duke marrë shembullin e saj në komunën tonë bëjmë të qartë intersimin e qytetarëve që të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. Apelojmë që pjesëmarrja e tyre të jetë më e madhe në këtë proces zgjedhor”, ka përfunduar Haziri.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...