Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është përfolur si kandidat për kryeministër nga kjo parti, pasi kryeministri në largim, Isa Mustafa, konfirmoi se nuk synon kandidimin për kreun e ekzekutivit në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Haziri, në një prononcim për arbresh.info është shprehur se sot për LDK-në janë interes kapital koalicionet dhe hapja e listës për emra nga shoqëria civile.
“Emri i të nominuarit bëhet me dije sa të përfundojmë koalicionet,” është shprehur Haziri, për arbresh.info.
Partitë politike janë në vlugun e bisedimeve për aleanca të mundshme për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë afat deri më 16 maj, të martën, partive politike për koalicionet të mundshme parazgjedhore./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?