Haziri: Fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur nga tërmeti në Shqipëri

18:18 | 26 Nëntor 2019
A. B.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur, si pasojë e tërmetit në Shqipëri.

Ndryshe, e marta (26 nëntor) filloi me disa tërmete të fuqishme në Shqipëri, i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti i fuqishëm ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Dridhjet janë ndier shumë edhe në Kosovë, por nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa në Shqipëri deri në orën 15:30 janë raportuar për 16 viktima dhe shumë të lënduar.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Gjatë kërkimit në gërmadha pas tërmetit në Shqipëri, fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur si pasojë e shembjes së një hoteli në Durrës.

Lutem për shpirtin e tyre.

Në këto momente, Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen me familjen e të viktimave, Shemsi e Isa Abazi dhe do t’iu qëndrojë pranë.

Ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!

https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/3501173836589657

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme