Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ku është pritur nga komandanti, Rabit Murseli.
Me këtë rast, Haziri i ka përgëzuar dhe falënderuar zjarrfikësit, duke thënë se bashkë me mjekët dhe policinë, ata janë në frontin e parë të luftës kundër pandemisë Covid-19.
Haziri ka kërkuar nga qytetarët që, veçanërisht këto dhjetë ditët e ardhshme, të mos dalin përpos kur është e domosdoshme.
“Në ditën e 18-të, Gjilani po vazhdon ta ruaj qetësinë, në kuptimin e luftës kundër pandemisë. Por, pas largimit të kufizimit të lëvizjes, ka filluar të ketë frekuentim të madh të veturave, në Gjilan ka filluar të ketë qarkullim të madh të veturave dhe njerëzve në qytet. Ju lus të vetëpërmbaheni sepse asgjë nuk ka ndryshuar”, ka qenë mesazhi i Hazirit, të cilit i është bashkangjitur edhe komandanti i Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 108 raste me COVID-19.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...