Haziri e bën një paralajmërim: Pas 18 muajsh qytetarët rrezikojnë të mbesin pa ujë

12:14 | 9 Shkurt 2022
V. S.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka paralajmëruar se Kosova mund të ketë krizë edhe me mungesën e ujit të pijshëm.

Sipas Hazirit, nëse nuk reagon Qeveria për gjetjen e burimeve të ujit, Kosova pas 18 muajsh do të përballet me thatësi ekstreme.

“Nuk është veç problemi i rrymës. Nëse nuk reagon organi qeveritar që është përgjegjës për gjetjen e burimeve të ujit, pas 18 muajsh qytetarët e Kosovës rrezikojnë të përballen me thatësi ekstreme”, ka shkruar Haziri në një postim në “facebook”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme