Haziri: Demarkacioni edhe mund të kalojë

22:25 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë një interviste në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë që Demarkacioni mund të kalojë, njofton Klan Kosova.

“Demarkacioni edhe mund të kalojë gjasat janë të barabarta. Interesi është që të kalojë, por deputetët do ta vendosin”.

“Veseli duhet të merret me organizmin në Kuvend, e jo të merret më ture dëgjimi. Nuk ka ndodhur asnjë legjislaturë që problem të jetë votimi i ligjeve. Sipas detyrës zyrtare duhet dhënë përparësi agjendës së shtetit dhe jo asaj partiake”.

Haziri ka theksuar se me çështjen e Demarkacionit nuk është marrë vetëm LDK-ja dhe problemi me të është krijuar “artificialisht”.

“Në asnjë rrethanë nuk është se vetëm LDK- ja ngarkohet me Demarkacionin. Për herë të parë jemi bartës të ekzekutivit. Problemi për demarkacionin është krijuar artificialisht”.

“De jure” duhet të shkojë në Kuvend dhe deputetët mund ta ratifikojnë ose jo. Është kusht për liberalizimin e vizave”.

Sipas Hazirit nëse ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin nuk bëhet në Kuvend atëherë s’ka kuptim të qëndrojë kjo qeveri.

“Detyrë e mbetur është çështja e ratifikimit të marrëveshjes”.

“Dy fakte që duhet pasur parasysh janë: kryeministri në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së ka theksuar është “non sens” nëse ratifikimi i marrëveshjes nuk bëhet në Kuvend nuk ka kuptim që të qëndrojë kjo Qeveri”, ka thënë Haziri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme