Haziri: Besoj që në takimin e javës së ardhshme palët do të pajtohen për implementimin e marrëveshjes së Ohrit

22:32 | 7 Nëntor 2023
E.G

Nënkryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri tha se në takimin me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është njoftuar lidhur me progresin dhe ngërçin politik që ka dialogu.

Me anët të një postimi në Facbeook, Haziri tha se gjatë këtij takimi ka apraqitur qëndrimin e LDK-së se dialogu nuk ka opsion dhe që është e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve duke përfshirë njohjen e ndërsjelltë, shkruan Arbresh.info.

“Sot në emër të LDK-së dhe kryetarit Abdixhiku takova ndërmjetësin ndërkombëtar për Kosovë, z. Miroslav Lajçak, i cili na njoftoi në detaje lidhur me progresin dhe ngërçin politik që ka dialogu për normalizim të raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Paraqita qëndrimin e LDK-së se dialogu nuk ka opsion dhe që është e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve duke përfshirë njohjen e ndërsjelltë.”, shkroi Haziri.

Tutje ai tha se pranimit të planit të pesëshës ndërkombëtare dhe takimi me liderët europianë në Bruksel është një kthesë në dialog dhe një pritje për progres.

Ndërkaq, thotë se 24 shtatori ka krijuar një ambient të ri politik dhe një ngarkesë të pritur edhe në këtë proces të dialogut.

Haziri tha se beson së në takimin e javës së ardshme palët do të pajtohen për implementimin e marrëveshjes.

“Besoj shumë që nga takimi i javës së ardhshme do të arrihet që palët të pajtohen për implementimin e marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, respektivisht marrëveshjes së Brukselit të 27 marsit, e njohur si marrëveshja Kurti-Vuçiq.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme