Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke komentuar platformën shtetërore për finalizim të negociatave me Serbinë, ka thënë se autorizimi që presidenti Hashim Thaçi t’u prijë negociatave, është ndikim politik nga Serbia.
Këtë e ka lidhur duke thënë se Kosova e ka parë që bisedimet nga pala serbe po i udhëheq presidenti, Aleksandar Vuçiq.
“Ndryshimet që vijnë janë tërheqja e qeverisë nga roli udhëheqës në bisedime. Një lloj riformatimi. Ne mund të flasim për çfarëdo raporti, por fakti që kryeministri me platformë parasheh që kryetari është bartës i procesit neve na lë vetëm të bëjmë komente dhe reagime poltiike, por është realitet i ndikuar nga Serbia. Kryeministri është tërheqë vullnetshëm në rolin sekondar. Kryeministri do të merret me implementim”, ka thënë Haziri në Interaktiv të KTV-së.
Haziri po ashtu ka thënë se LDK-ja e konsideron dialogun mjetin më demokratik, ndërsa ka shtuar se nuk do të lejojnë ndonjë agjendë të fshehur në bisedime. Sipas tij, në agjendë të fshehur mund të ketë “thyerje të funksionalitetit të Republikës”. Ai ka thënë se Serbia e ka problemin më të madh territorial dhe për shkak të këtij problemi po i sjell pengesa të mëdha Kosovës në integrimet euroatlantike.
“Është momentum i ri. Serbia është para hapit të madh për integrim evropian, e distancuar për integrim në NATO. Ky është raport që Kosovës nuk duhet t’i japë komoditet por mund t’i japë mundësi që kërkesat tona politike të çojnë në marrëveshje që largon çdo pengesë që Serbia ka përdorur kundër Kosovës, përfshirë Federatën Ruse dhe rolin e saj si fuqi që ta pengojë Kosovën në anëtarësimin në OKB”, është shprehur ai.
Ai ka folur edhe për deklaratat e fundit të presidentit Thaçi se ish-presidenti Ibrahim Rugova, ish-lider i LDK-së, ishte pasiv në konferencën e Rambouilletit. Sipas Hazirit, pa Rugovën nuk do të ndodhte fare as kjo konferencë. Ai ka deklaruar se Rugova ka pasur frikë se kjo konferencë mund të dështojë vetëm falë palës kosovare. Haziri po ashtu ka komentuar edhe faktin se në librin për Thaçin, Rugova është kujtuar si njeri që ka pëlqyer alkoolin.
“E kam lexuar një pjesë të librit ku përmendet çështja e gazetarëve që e kanë shkruar librin. S’është diçka e vjetër, sepse me Rugovën si president e lider historik janë marrë në këtë rrafsh të ulët. S’kanë pas tjetër gjë, pos është sulmuar politikisht në këtë rrafsh duke e përmendur alkoolin. Sa i përket rolit të tij, Rugova si njeri që e ka shkaktuar konferencën e Rambouilletit edhe kur lufta erdhi si mjet i politikës, për nëntë vjet bëri që të mos dështojë procesi i Rambouilletit siç kanë dashur të tjerët. Të gjitha proceset tjera për pavarësinë e vendit kanë ardhur si ndikim i Rugovës. Merita e tij në këtë rrafsh nuk mund të shihet nga një konferencë njëjavore”, ka thënë më tej Haziri./Koha.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...