Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot kompaninë regjionale të ujërave Hidromorava, për t’u informuar me gjendjen që është sa i përket furnizimit me ujë të pijes për qytetarët e Gjilanit.
“Jemi këtu për të përcjellur nivelin e menaxhimit të situatës emergjente të thatësisë që Gjilani është që nga muaji qershor i vitit të kaluar. Furnizimi me ujë të pijes është çelës primar për shërbimin ndaj qytetarëve, por me angzhimin e përbashkët do të menaxhohet kjo situatë. Kërkohet nga qytetarët që ta shfrytëzojnë me kujdes ujin vetëm në amvisëri, por jo edhe në sektorë tjerë siç janë autolarjet, ujitjet në bujqesi apo shfrytëzimi për ndërtimtari. Në vazhdimësi, inspeksioni komunal do të merret me monitorim të shfrytëzimit të ujit, sepse më e rëndësishmja është që amvisëria të jetë e furnizuar me ujë”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka njoftuar se sot është mbajtur takimi për negocimin e kontratës me koncesionerin për impiantin dhe tretmanin e ujërave të zeza në Gjilan, konmkretisht me BERZH-in dhe kompanitë implementuese.
Haziri njoftoi se po punohet edhe në projektin me Bankën Botërore që ka si qëllim zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për periudhë afatgjate për Gjilanin.
Ndërkaq, drejtori i KRU Hidromorava, Muhamed Suliqi, ka njoftuar se qytetarët janë duke u furnizuar me ujë të pijshëm nga burimet si Guri Hoxhës, Baja, burimi në Velekincë dhe dy puset alternative afër FSK’së me kapacitet të plotë, ndërkaq niveli i pendës së Përlepnicës ka arritur në 18 metra.
Ndërkohë, Elhame Ramadani, kryetare e Bordit të KRU Hidromorava, ka apeluar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal në shfrytëzimin e ujit të pijshëm.
“Ende nuk jemi në atë pikë në të cilën mund të themi se jemi mirë sa i përket kapacitetit të furnizimit nga penda”, tha ajo.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...