Google ADS

Haziri: Aktakuza ndaj të dyshuarve për krime lufte në Gjilan, lajm i mirë

23:52 | 8 Gusht 2024
E.G

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka thënë se vlerëson lartë punën e Prokurorisë dhe Policisë për zbardhjen e krimeve monstruoze në Karadakun e Gjilanit.

Ai ka deklaruar se lajmi për aktakuzën e ngritur ndaj të dyshuarve për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, i ka gëzuar shumë familje , të cilët kanë pritur për më shumë se 25 vite për ardhjen e drejtësisë në vend.

“Plaga mbyllet, shërohet, por kujtimet nuk harrohen asnjëherë”, ka thënë Lutfi Haziri, në konferencë për medie.

“Vlerësojmë lartë punën e madhe te hetuesve dhe të atij mekanizmi të shtetit, të cilët kanë arritur që t’i zbardhin krimet monstrueze në Karadakun e Gjilanit. Mësuesi Rahim si veteran i arsimit dhe i përkushtuar për lirinë dhe atdheun e tij, është vrarë në mënyrë mizore bashkë me shumë bashkëvendas të asaj ane, që përfshin Llovcën, Inatocin (Kokaj), Pogragjën, Uglarin e fshatrat tjerë. Ata nuk janë vetëm martirë, por janë kontributdhënës të mëdhenj dhe shpirti i tyre bën dritë në lirinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Haziri tutje ka potencuar se shpresojnë që angazhim i organeve të shtetit do të arrijë të I realizojë pritjet e familjeve për drejtësi/rtk/

Të ngjashme