Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 shkurt fillon me planin

23:51 | 19 Dhjetor 2024
E.G

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri u shpreh i binudr se Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

”Kryeministër natyrisht që po, Lumir Abdixhiku vjen kryeministër i Kosovës me të 9 e merr rezultatin me 10 fillon sepse ne e kemi planin e qartë se si me fillu me menaxhu punën”’, tha Haziri në RTV21.

Ai tha se LDK-ja qeverinë do ta formojë me popullin e Kosovës. Ai gjithashtu shtoi se LDK-ja është duke punuar për t’i fituar këto zgjedhje.

”Me popullin e Kosovës, ne në këtë fazë jemi duke luftuar me fitu Qeverinë dhe mandej natyrisht që kemi me ndërtu kabinet qeveritar”, tha Haziri.

Ai tutje tha se LDK-ja nuk do të ”lejojë më me i zhgenjy votuesit”.

 

Të ngjashme