Hazard, ashtu si të gjithë në Madrid, duan ta shohin Mbappen me fanellën e bardhë
Në një intervistë për ‘Le Parisien’, Eden Hazard ka thënë se nëse ekziston një mënyrë për ta ndihmuar Real Madridin që ta transferojë Kylian Mbappen, do të veprojë.
Mbappe është ëndrra e madhe e Los Blancos ndër vite, derisa raportohet se mund të bëhet realitet në verën e viti 2020.
Hazard e Mbappe do të takohen të martën në ‘Santiago Bernabeu’, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sipas Hazard “Mbappe do të jetë një ndër futbollistët më të mirë në botë” dhe se nëse ‘mundem të ndihmoj’ që ai të nënshkruaj për Realin ‘do të tentoj’.
“Ka shumë lojtarë që luftojnë për këtë titull, por nëse Mbappe vazhdon kështu, do të jetë një ndër më të mirët në histori”.
“Një futbollist ëndërron që të luajë me më të mirët dhe nëse një ditë mund ta sjellë Mbappen në Real Madrid, do të tentoj”. /Gazeta Express/
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...