Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është zotuar publikisht se do të kujdesen që rekomandimet e dhëna të Komisionit të Venecias për Byronë Shtetërore të Verifikimit të Pasurisë së Pajustifikueshme të adresohen në Komisionin për Legjislacion.
Haxhiu tha se si Ministri e Drejtësisë, nuk kanë të drejtë vote në Komisionin për Legjislacion, por do të kujdesen që këto rekomandime të adresohen.
“Zotohem edhe sot publikisht, që do të kujdesemi që secili prej rekomandivee që ka dhënë Komisioni i Venecias do të adresohet në Komisionin për Legjislacion. Ne si Ministri, nuk varet nga MD, sepse ne nuk kemi të drejt vote në Komsionin për Legjislacion”, tha Haxhiu.
“Një rekomandim të Venecias e shndërrojmë në amandament. Dhe nëse opozita njësoj e konsideron që është e rëndëisshme që të përfshihen të gjitha rekomandimet e Venecias, unë e kosndieroj që situata është jashtëzakonisht optimiste në kuptim të përfshirjes të secilit rekomandim të Komisionit të Venecias”, deklaroi ajo në T7.
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji