Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në emisionin “DPT te Fidani” në T7, ka thënë se për sa kohë Albin Kurti të jetë kryeministër i Kosovës, Asociacioni i Komunave Serbe (i njohur si Zajednica) nuk do të bëhet.
Madje Haxhiu tha se në Kuvend do të hidhte prapë gaz lotësjellës në rast se do të kërcënohej përsëri sovraniteti i vendit.
“Le të flenë rehat, nuk do të bëhet Zajednica në Republikën e Kosovës, jo për sa kohë është Albin Kurti kryeministër i Kosovës”, siguroi Haxhiu.
“Në momentin që Qeveria jonë e rrezikon territorin, sovranitetin e venditm unë si ministre e Drejtësinë e bashkë me deputetët e opozitës kisha hedh prapë gaz lojtësjellës në Kuvend”, është shprehur Haxhiu.
“Ata dojshin me bosnjezu Kosovën, a i dini pasojat se çfarë do të ndodhte nëse kalonte ajo marrëveshje?”, ka thënë Haxhiu.
“Ata sot na akuzojnë për dica që kanë tentuar ta bëjnë vetë. As vetë nuk ju besojnë akuzave që na bëjnë ata”, tha Haxhiu.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...