Haxhiu – VV’së: Jeni përqyrravur në Kolovicë e keni shëtitur në Budva

12:26 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar shëndetësinë në komunën  e Prishtinës duke thënë se kjo komunë po mburret me numrin e madh të vizitorëve nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-nënkryetarit të komunës së Prishtinës, aktualisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu i cili tha se komuna e Prishtinës duhet të merret shembull në tërë Kosovën për qeverisje, shkruan arbresh.info.

“Shëndetësia primare në komunn e Prishtinës është shembull në Kosovë. Sot në Republikën e Kosovës kemi ende telashe me salla operative e me problem tjera. E keni një model të mirë në Prishtinë, një model si se shëndetësia funksionon”, tha Sejdiu.

Ndërkohë, Haxhiu ia ktheu duke ia përmendur rastin tragjik të mbytjes së dy fëmijëve në një gropë që kishte mbetur e hapur në Kolovicë.

“Qeverisja në Prishtinnë është për tmerr. Ju jeni përqyrrav në Kolovicë e keni shëtitur në Budva”, ka thënë Haxhiu./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme