Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar pas caktimit të datës për shpërbërje të Kuvendit.
Haxhiu përmes një postimi në facebook ka shkruar se 22 gushti duket shumë i largët, shkruan arbresh.info.
Ajo ka përmendur edhe dy arsyet pse e quan këtë datë të largët.
“Caktimi i seancës për shpërbërjen e Kuvendit me datë 22 duket shumë i largët për dy arsye të paktën. Së pari për shkak të nevojave që ka vendi për shkuarjen sa më parë në zgjedhje dhe së dyti për shkak mundësisë që subjektet tjera të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje”, ka shkruar ajo.
Haxhiu ka treguar edhe për datën që ka propozuar VV.
“Propozimi jonë në mbledhje të Kryesisë ishte që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet me datë 8 ose 14 gusht”, ka përfunduar ajo.
Ndryshe mesditën e së hënës kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahen më 22 gusht në orën 10:00.
Shefat e Grupeve Parlamentare kanë bërë të ditur gjithashtu se kjo date ishte rekomandim i BE-së./Arbresh.info/
Lexo edhe: Më 22 gusht shpërndahet Kuvendi, e rekomandoi BE-ja
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...