Google ADS

Haxhiu: Vullneti i qytetarëve nuk ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e Presidentit

15:00 | 30 Mars 2020
Arbresh.info

Ministrja e Drejtsisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme menjëherë pas tejkalimit të situatës nga pandemia.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Kushtetuta dhe praktikat e Gjykatës Kushtetuese përcaktojnë se vullneti i qytetarëve nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturve në zyrën e Presidentit.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës janë të pashmangshme dhe atë menjëherë pas tejkalimit të situatës nga virusi COVID-19

Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, përcakton qartë se vullneti i qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e Presidentit. Kësisoj pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të aktivizohet neni 95 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për faktin se dallon situata juridike kushtetuese ndërmjet zgjedhjes së Qeverisë dhe situata juridike kushtetuese pas votimit të mocionit ndaj Qeverisë.

Paritë PLAN përmbysen vullnetin e qytetarëve por ky vullnet nuk mund të ndryshohet pa zgjedhje!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme