Pas mbledhjes së krerëve të Institucioneve të Drejtësisë dhe Sigurisë, Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje që vrasësit të marrin dënimet që i meritojnë nga institucionet gjyqësore të vendit.
Në konferencën për media, ka thënë se fenomeni i dhunës në familje dhe femicidi është bërë shumë i theksuar në vend.
“Është alarmante që shumë individë të shoqërisë tonë e shohin dhunën si rëndomtë në tejkalimin e problemeve të cilat tashmë mund të themi që shpesh herë përfundojnë me fatalitet me vrasjen e grave nga ish-burrat e tyre, apo burrat e tyre. Me plotë bindje e them se ky fenomen është armiku unë më i madh. Dhuna është përhapur si një pandemi dhe po kalon në të gjitha familjet tona”, ka deklaruar Haxhiu.
“Le të jenë institucionet në ndërgjegjësimin më të lartë që rastet e tilla të trajtohen me prioritet dhe me seriozitetin maksimal, vajza e gra nuk kemi për të humbur. Prandaj le të shqiptohen dënimet maksimalet, le të vuajnë dënimet meritore, derisa janë dhunues ata janë të padobishëm për shoqërinë ata janë të padobishëm për familjen, prandaj edhe duhet të marrin dënimin e merituar e pastaj të rehabilitohen dhe të dalin si persona të përgjegjshëm nga institucionet korrektuese”, tha Haxhiu.
Në këtë mbledhje, kanë marr pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe krerët e tjerë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë./Arbresh.info
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita