Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se çdo takim me ta është emocionues, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë me gjeneralin Nuredin Lushtaku ishim në vizitë dyditore në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së. Çdo takim me krerët e UÇK-së është emocionues, domethënës e shpresëdhënës se drejtësia do të triumfoj dhe çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë.”, ka shrkuar Haxhiu.
Tutje ai bëri të ditur se së shpejti Hysni Gucati, do të jetë në Kosovë.
“Bashkë me Nurën takuam Hashimin, Kadriun, Jakupin, Hysniun, Nasimin dhe Calin. Ishim vizitorët e fundit te Hysit në Hagë, miqtë, bashkëluftëtarët dhe dashamirët e tjerë do t’i takon se shpejti në shtëpinë e tij në Kosovë.”, shtoi ai.
Ndryshe, ditë më parë, Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.
Sipas, ushtruesit të detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku,Gucati pritet të vijë në Kosovë, javën e ardhshme./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...