Haxhiu vizitoi gratë e komunitetit rom në Prizren

16:41 | 18 Tetor 2023
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar gratë e komunitetit rom në Prizren.

Gjatë kësaj vizite, Haxhiu ka diskutuar për sfidat e tyre dhe diskriminimin me të cilin përballen si në punësim po ashtu edhe në shkollim, shkruan Arbresh.info.

U diskutua edhe për dhunën dhe pasojat që ka tek vajzat dhe gratë.

“Paradite në Prizren me gratë e komunitetit rom, në ambientet e organizatës “Durmish Aslano” Me vajzat dhe gratë e komunitetit rom, diskutuam për sidat e tyre sidomos për diskriminimin me të cilin përballen si në punësim po ashtu në shkollim. Diskutuam bashkë për dhunën dhe pasojat që ka tek vajzat dhe gratë.”, ka shkruar Haxhiu.

Ndërkaq, aktivistet e organizatës “Durmish Aslano”, ministrja Haxhiu i përgëzoi për vullnetin dhe punën që bëjnë me qëllim të ndikimit te komuniteti i tyre por edhe tek institucionet për zbatim të ligjit dhe përgjegjësive.

“Gjatë kësaj vizite, po ashtu u njoftova nga afër mbi vlerat dhe traditat kulturore të komunitetit rom, si dhe për shfaqjet teatrale rome, radios dhe folklorit rom po ashtu me bibliotekën rome.”, shkroi ndër të tjerash Haxhiu.

Në Prizren, ajo vizitoi edhe gratë që ishin duke u trajnuar në kursin e rrobaqepësisë si projekt i mbështetur nga Qeveria./Arbresh.info/

 

Të ngjashme