Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Vettingu në drejtësi është një ndër reformat më të rëendësishme që siç tha ajo, ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të drejtësisë, kthimin e besimit të qytetarëve n daj këtyre institucioneve dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Haxhiu tha se Vettingu ka qenë një nga premtimet e Qeverisë.
Ajo tha se për të ardhur deri këtu ka qenë një process i vështirë dhe me sfida të cilat, siç tha ajo lidhen me tendencën e vazhdueshme për të penguar këtë reformë.
“Pas një angazhimi të madh sot po trajtojmë amandamentet kushtetuese për Vettingun në sistemin e drejtësisë, një ndër reformat më të rëndësishme që ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të drejtësisë. Siç jeni në dijeni Vettingu ka qenë një nga zotimet tona para qytetarëve dhe për të ardhur deri këtu s’ka qenë e lehtë, pasi jemi ballafaquar me sfida të ndryshme. Sfida që ndërlidhen me tendencën e vazhdueshme për të penguar një reforme të rëndësishme”, tha Haxhiu.
“Po e ritheksoj që Vettingu në sistemin e drejtësisë është çelësi që Kosova të jetë shtet i së drejtës. Është kushti që në sistemin e drejtësisë të kemi prokurorë me integritet të lartë. Është rruga përmes të cilës mund të sigurohemi që Gjykatat dhe Prokuroritë veprojnë në përputhje me mandatin e tyre kushtetutes dhe mandatin e tyre ligjor, pa ndikuar nga askush, nga asnjë individ, kushdo qoftë ai, grupet e interesit apo pushtetet që vijnë e shkojnë. Vettingu është mundësia për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, shtoi ministrja Haxhiu.
Tutje, ajo ka përmendur disa veprime të cilat ndërlidhen me këtë reformë.
“Në mars kam pranuar postin e ministers së Drejtësxisë dhe menjëherë në prill kam themeluar grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për vetingun në sistemin e Drejtësisë.”, duke thënë se në tetor, Qeveria e ka votuar koncept dokumentin për vettingun në sistemin e drejtësisë.
Dhe në tetor, Haxhiu thotë se është formuar grupi punues për hartimin e amandamenteve kushtetuese për vetingun sipas opsionit 5 të koncept dokumentit, i cili adresonte nevojën e vettingut përmes ndryshimeve kushtetuese.
“Është e vërtetë që edhe koncept-dokumentin dhe amandamentet i kemi dërgaur në Komisionin e Venecias sepse qëllimi ka qenë që ta njoftojmë komisionin për problemet me të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësië”, u shpreh ajo.
Ministrja Haxhiu tha se komisionin e kanë njoftuar edhe mbi opsionin të cilin Qeveria e mbështet.
Ajo ka thënë se janë konsulltuar edhe nga Komisioni i Venecias.
Më tej, ministrja Haxhiu tha se nga ky komision kanë marrë rekomandime që vettingu në drejtësi të nis nga nivelet e larta të sistemit të drejtësisë, të cilat përfshijnë Këshilli Prokurorial, Prokurorët e të gjitha prokurorive, kryetarët e gjykatave dhe atë përmes mekanizmit të jashtëm kushtetues që njihet si autoriteti kalimtar i vlerësimti të integritetit.
Ajo tha se bashkë me kryeministrin, Albin kurti janë takaur edhe me subjektet opozitare me qëllim të arritjes së koncensusit.
Në fund ajo ftoi deputetët që të jeni të unifikuar për këtë reformë dhe që amandamentet kushtetuese të kalojnë në Kuvend./Arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë