Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kundërshtimin që i ka bërë Vetëvendosje.
Haxhiu në “Debat Plus”, thotë se deklarata e Lajçakut për ndryshimin e Kushtetutës nuk ka qenë për ta e befasishme.
“Nga viti 2013 kur në kuvend ka ardhur marrëveshja e parë LVV kishte paralajmëruar për pasojat. Në atë kohë patëm thënë se “zajednica” shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pra ngritja e një pushteti të tretë ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo.
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se kjo parti e kishte dërguar në Kushtetuese këtë marrëveshje por në fillim kjo kishte refuzuar për ta shqyrtuar këtë ankesë me pretendimin se nuk merret me marrëveshjet ndërkombëtare.
“Më pas marrëveshjen e vitit 2015, Kushtetuesja konstaton se ka shkelje të Kushtetutës me atë marrëveshje dhe krijohet një pushtet i tretë”.
Haxhiu thotë se në Kosovë vetëm Vetëvendosjes ndërkombëtarët nuk mund t’i kërkojnë zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.
“Të vetmit subjekt që nuk i kërkohet jetësimi i “zajednicës” është Lëvizja Vetëvendosje. Ne kemi qenë konsisentë në raport me këtë projekt. Zajednica dhe projekti i shkëmbimit territorial kanë qenë projekte që ne vazhdimisht i kemi kundërshtuar”, tha ndër të tjera Albulena Haxhiu.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...